image Burri rrah shkelma gruan dhe djalin në Banjë të Malishevës

Kosovë

Sulm/ Burri rrah shkelma gruan dhe djalin në Banjë të Malishevës

news image

Një përson është arrestuar sot nga policia në fshatin Banjë të Malishvës nën dyshimin për ushtrim të dhunës familjare.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali nga burimet, i dyshuari pas një zënke sot në mëngjes e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij të moshës 18 vjeçare.

47 vjeçari i ka goditur familjarët e tij me shqelma duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Gruaja e cila e ka raportuar në polici  ka deklaruar se vazhdimisht përballet me dhunë psikike  nga bashkëshorti i saj, shkruan Gazeta Sinjali.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes në Rahovec. /Gazeta Sinjali/