image Burri rrah gruan në Prizren për shkak të xhelozisë

Kosovë

Burri rrah gruan në Prizren për shkak të xhelozisë

news image

Një person është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes për shkak të xhelozisë.

Policia e Kosovës njofton se viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore pas incidentit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili për motive të ulëta xhelozie  kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare  të cilës i është ofruar ndihma mjekësore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

Rastet e dhunës në familje kanë shënuar rritje në Kosovë dhe në shumë vende të botës, në këtë kohë të izolimit dhe përballjes me Covid-19./GazetaSinjali/