image Burri rrah gruan e tij në Pejë, e largon nga shtëpia bashkë me 3 fëmijët

Siguri

Burri rrah gruan e tij në Pejë, e largon nga shtëpia bashkë me 3 fëmijët

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale, e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe e ka larguar nga shtëpia bashkë me tre fëmijët e tyre.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i PK-së:

Pejë 17.09.2020-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale,  duke e sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare e ka larguar nga shtëpia bashke me tre fëmijët e tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

/Gazeta Sinjali/