image Burri rrah gruan e tij në Pejë, arrestohet nga Policia

Siguri

Burri rrah gruan e tij në Pejë, arrestohet nga Policia

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij, transmeton Gazeta Sinjali.

Viktima ka pranuar trajtimin mjekësor.

Kurse, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Pejë 04.10.2020 – 14:50. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/