Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Njoftim i plotë pa ndërhyrje:
Gjilan 31.08.2020, 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (bashkëshorten e tij). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.