image Burri raporton gruan në Polici se ushtroi dhunë psikike ndaj djalit - Të dyshuarës i gjenden dy thika

Siguri

Burri raporton gruan në Polici se ushtroi dhunë psikike ndaj djalit – Të dyshuarës i gjenden dy thika

news image

Një grua është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që e njëjta dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj djalit të saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin në Polici e ka deklaruar bashkëshorti i saj, i cili ka treguar se e dyshuara ka probleme psikike.

Lidhur me rastin Polici njofton se e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencës psikiatrike.

Ndërkohë, në çantën e të dyshuarës janë gjetur dy thika të cilat Policia i ka sekuestruar.

Lidhur me këtë ngjarje që ka ndodhur në Prishtinë është njoftuar edhe prokurori dhe me vendim të tij e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/