image Burri nga Suhareka kërcen nga traktori dhe mbytet

Kosovë

Burri nga Suhareka kërcen nga traktori dhe mbytet

news image

Një person ka vdekur aksidentalisht dje rreth orës 14:50 në Suharekë.

Viktima kishte humbur kontrollin e traktorit përderisa e drejtonte atë, kështu kërcen nga ai dhe goditet nga rimorkio.

Si pasojë i njëjti pëson lëndime të rënda trupore, ku më pas vdesë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion./Gazeta Sinjali/