image Burri nga Skenderaj raporton në polici se dikush i shkaktoi dëm material mbi 17 mijë euro

Burri nga Skenderaj raporton në polici se dikush i shkaktoi dëm material mbi 17 mijë euro

news image

Policia njofton se disa persona në fshatin Klinë e Epërme të komunës së Skenderajt kanë shkaktuar dëme materiale në vlerë mbi 17 mijë euro.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se nga të dyshuar i janë dëmtuar 450 copë shtylla të betonit, 1500 fidanë lajthi dhe 813 fidanë arra në vlerë prej 17500 euro”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Nuk raportohet për të arrestuar, policia thotë se rasti është duke u hetuar. /Gazeta Sinjali/