Një burrë nga Japonia thotë se 12 vjetët e fundit ai i ka kaluar duke fjetur vetëm 30 minuta në ditë dhe se nuk ka lodhje fare, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç raportojnë mediat e huaja, Daisuke Hori, orarin e tij të gjumit nga tetë orë e shkurtoi në 30 minuta duke pretenduar se nuk ndjen asnjë efekt anësor negativ.
36-vjeçari është kryetar i “Shoqatës Japoneze për Gjumë të Shkurtër”, ku teknikat e tij iu mëson qindra njerëzve, me shpresën se më shumë persona do ta përdorin stilin “produktiv” të jetës së tij.
Ai gjithashtu doli në televizionin japonez për të diskutuar rreth orarit të tij të pabesueshëm të gjumit.
Hori ka potencuar se gjithmonë mendonte se për të arritur gjithçka që donte të bënte në një ditë nuk do të mjaftonin 16 orë gjumë, kështu që filloi të eksperimentonte me mënyra për të shkurtuar rutinën e tij të gjumit.
Ai për disa vite ishte në gjendje të shkurtonte orarin e gjumit në gjysmë ore, duke u shprehur se ai është ende “i shëndetshëm dhe energjik”.
Për të dëshmuar arritjen e tij të pabesueshme, ai lejoi një ekuipazh televiziv në shtëpinë e tij për tre ditë, për të dokumentuar stilin e tij të jetës në mënyrë të veçantë, raporton Oddity Central, përcjell Gazeta Sinjali.
Hori në mënyrë shokuese, me të vërtetë ia doli me vetëm 30 minuta gjumë, dhe disa netë edhe më pak. /GazetaSinjali/