Rastet e dhunës në familje po rriten për çdo ditë, por është rritur edhe numri i rasteve që po raportohen në Polici, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, afër kompanisë “Dardania”.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se atje nëna bashkë me të bijën kanë raportuar në Polici se kryefamiljari ka ushtruar dhunë ndaj tyre.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurores kujdestare është dërguar në ndalim policor për 48 orë.
Ndaj tij është iniciuar rasti “Sulm” dhe “Dhunë në familje”.