image Burri në Prizren gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, policia nis hetimet

Siguri

Burri në Prizren gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, policia nis hetimet

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person, i cili kishte qenë duke jetuar i vetëm në shtëpi në qytetin e Prizrenit nga të afërmit e tij është gjetur pa shenja jete, shkruan Gazeta Sinjali.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe ekipi mjekësor, ku këta të fundit kanë konstatuar vdekjen e tij.

Ndërkohë, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar ende./GazetaSinjali/