Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë një të dyshuar për ngacmim seksual në Drenas, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Policisë, i dyshuari e kishte ngacmuar seksualisht një të mitur.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Kishnarekë të Drenasit.
I dyshuari për ngacmim seksual, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.