Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga dukuritë më të përhapura në vendin tonë. Viktimë e kësaj dhune në të shumtën e rasteve janë gratë të cilat sulmohen nga burrat e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në Dragash ku një vajzë është sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj, ku dhe ka marrë lëndime trupore.
Viktima pas sulmit ka pranuar tretman mjekësor
Policia ka njoftuar se deri tek sulmi ka ardhur si pasojë e xhelozisë që i dyshuari ka pasur ndaj viktimës./Gazeta Sinjali/