image Burri i rrah keq tre grabitësit që i hynë në shtëpi

Botë

Video Burri i rrah keq tre grabitësit që i hynë në shtëpi

news image

Një video që po bën xhiron e rrjetit tregon momentin kur një burrë lufton me 3 grabitës të cilët po tentonin t’i hynin në banesë. Ngjarja u shënua të martën e kaluar në banesën e agjentit të shitjeve Asif Ali, 35 vjeç në Bamford, Manchester.

Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur ai i rrah me grushta tre grabitësit, më pas futet në kuzhinë për të marrë një thikë. Ali shpjegoi se mendimi i tij i parë ishte të mbronte bashkëshorten e cila po flinte në katin e dytë në momentin e sulmit.

“Zbrita për të parë se çfarë po ndodhte kur pashë një person të maskuar me të zeza. Ai më goditi dhe kështu nisi lufta. Nuk e di cfarë po bëja, por thjesht instiktivisht po i godisja me grusht me qëllim që ti nxjerrja nga banesa”.

https://youtu.be/w-mEmPG4PWU