image Burri i ministres Haxhiu mesazh presidentit Thaçi nëse Kushtetuesja nuk vendos në favor të VV-së

Kosovë

Politikë/ Burri i ministres Haxhiu mesazh presidentit Thaçi nëse Kushtetuesja nuk vendos në favor të VV-së

news image

Alban Krasniqi, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar sot se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët, apo siç i quan ai ‘puinët’ e tij, në institucione nuk do t’ia hedhin paq me lojën e rrezikshme që po tentojnë të luajnë me parimet dhe rregullat e demokracisë.

Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook shkruan se në këtë gropë do të bien ata që e kanë hapur.

“Nuk do ia hedh paq as Thaçi e as piunët e tij institucional. Loja e rrezikshme që po tentohet të luhet me parimet dhe rregullat e demokracisë është gropa në të cilën të parët do bien ata që po e hapin. Askush nuk është i paprekshëm kur i shërben krimit politik duke cenuar rëndë demokracinë”, shkruan ai.

I njëjti thotë se LVV nuk do të ndalet deri në çkapjen e shtetit dhe në bërjen e republikës./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/alban.krasniqi.731/posts/10222785926985538