image Burri i dehur arrestohet te shtëpia e Hashim Thaçit, shfaqi shenja të urrejtjes – policia i gjeti edhe thikë

Siguri

Burri i dehur arrestohet te shtëpia e Hashim Thaçit, shfaqi shenja të urrejtjes – policia i gjeti edhe thikë

news image

Sot në lagjen “Qagllavica” të Prishtinës, konkretisht pranë shtëpisë së presidentit Hashim Thaçi, policia ka arrestuar një person të nacionalitetit serb pasi në gjendje të dehur ka shfaqur shenja të urrejtjes dhe mos-durimit, raporton Gazeta Sinjali

Siç konfirmon policia për Gazetën Sinjali, këto veprime i dyshuari i kishte përsëritur disa herë.

Policia e kishte ndaluar dhe gjatë kontrollit i ishte gjetur edhe një mjet i mprehtë- thikë.

“Me datë 28.03.2020 rreth orës 15:55, në Qagllavicë, është ndaluar dhe arrestuar një i dyshuar. I dyshuari në gjendje të dehur, duke e drejtuar veturën e tij, në atë lokacion kishte shfaqur shenja të urrejtjes dhe mos-durimit. Këto veprime, i dyshuari i kishte përsëritur disa herë, deri në momentin kur është  ndaluar nga njesia policore. Gjatë kontrollimit të veturës, nga zyrtarët policorë është gjetur një mjet i mpreht (thikë)”, tha për Gazetën Sinjali, Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Me aktvendim nga prokurori kompetent, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Gazeta Sinjali/