image Burri i Albulena Haxhiut ofendon rëndë qytetarët që dolën për ta pritur Thaçin në Morinë, i quan injorantë

Politikë

Burri i Albulena Haxhiut ofendon rëndë qytetarët që dolën për ta pritur Thaçin në Morinë, i quan injorantë

news image

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka ofenduar rëndë qytetarët e Kosovës të cilët pasditen e djeshme dolën për ta pritur presidentin Hashim Thaçi në Morinë, pasi u kthye nga Haga, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi i ka quajtur injorantë qytetarët, ndërsa presidentin kryecub, pasi thotë se ai e krijoi gjyktën në të cilën ra vetë.

“Një grusht injorantësh mirëpresin kryecubin, i cili e krijoi gjykatën në të cilën ra vetë! Populli din ta dallojë UÇK-në nga cubat që thirren në emër të saj. Andaj, i ka braktisur dhe së shpejti do u jap edhe shqelmin e fundit”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për katër ditë rresht është intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializua në Hagë./Gazeta Sinjali/