image Burri hedh bombë në makinë gjatë një funerali në Washington, gjuan me armë teksa e ndjek Policia
[wp-story id="814678"]

Botë

Burri hedh bombë në makinë gjatë një funerali në Washington, gjuan me armë teksa e ndjek Policia

news image

Dyshohet që një burrë hodhi një bombë në një makinë që ishte e parkuar afër një funerali ku pas shpërthimit vazhdoi me të shtëna armësh derisa policia po e ndiqte të dyshuarin.

Sipas pamjeve që transmetuan mediat e huaja, shihet një makinë e tipit Lexus në një varrezë ne Auburn, Uashington ku shihet një burrë i veshur me maskë ku me sa duke tai hodhi eksploziv në të.

 “Ndërsa një funeral ndodhi në varrezat Mountain View, pasagjeri i automjetit në foto vendosi një mjet shpërthyes në makinën e një pjesëmarrësi”, tha Departamenti i Policisë Auburn në Facebook të hënën, raporton Telegrafi.

Shpërthimi i 23 gushtit ishte aq i fuqishëm sa që i kishte shkulur disa pemë dhe disa varreza.

“Punonjësit e qytetit të Auburn-it ndoqën automjetin e të dyshuarit ndërsa iku nga zona”, shkroi departamenti i policisë.

“Pasagjeri i automjetit të dyshuar më pas qëlloi disa herë në drejtim të punonjësve ndërsa ata e ndiqnin”.

Nga incidenti nuk ka të lënduar. Ende nuk është përcaktuar motivi i “bombardimit” dhe sulmit. /Gazeta Sinjali/