image Burri gjen municon armësh teksa po punonte me eskavator në Obliq

Siguri

Burri gjen municon armësh teksa po punonte me eskavator në Obliq

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se mesditën e 27 korrikut rreth orës 12:15 në Obiliq, një person derisa ishte duke punuar me eskavator ka hasur në një sasi municoni, shkruan Gazeta Sinjali.

Në vendin e ngjarjes policia bën të ditur se janë gjetur karikatorë dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Njësiti  policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka larguar nga vendi i ngjarjes: 5 karikatorë të AK-47 ,159 fishekë të kalibrit 8mm, 110 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 143 fishekë të pushkës ajrore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Ndërsa, në vendin e njëjtë gjatë ditës së djeshme policia njofton se ka gjetur dhe konfiskuar 2 fishekë të kalibrit 7.62mm./Gazeta Sinjali/