Një grua është vrarë sot nga bashkëshorti i saj në Durrës.
Ruzhdi Tonuzi, 63-vjeçar, dyshohet se e ka goditur me shufër bashkëshorten e tij, Hajrie Tonuzi, 59-vjeçare, brenda dyqanit që tregtonin metrazhe.
Vrasja ndodhi në afërsi të pallatit të sportit në sheshin “Azem Hajdari” në qendër të qytetit.
“Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka vrarë me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes”, thuhet nga policia në Shqipëri.
Burri është arrestuar në afërsi të vendngjarjes, ndërsa vajza e tyre shihet në video se si reagon pasi e sheh nënën e saj të vdekur./Gazeta Sinjali/