image Burri australian mbyt gruan e tij me aftësi të kufizuara për të krijuar lidhje me një grua kineze

Siguri

Botë/ Burri australian mbyt gruan e tij me aftësi të kufizuara për të krijuar lidhje me një grua kineze

news image

Peter Rex Dansie, 71-vjeçar, është dënuar me 25 vjet burgim këtë javë për vrasjen “mizore” të bashkëshortes së tij, Helen, transmeton Gazeta Sinjali.

Helen ishte grua me aftësi të kufizuara e cila u mbyt nga burri i saj, që ai të krijojë një lidhje me një grua kineze që e kishte njohur në internet.

Australiani e kishte mbytur gruan e tij, e cila ishte në karrocë duke e shtyrë në një liqen, teksa ishin duke shëtitur në një park publik në Adelaide, pastaj kinse ishte përpjekur ta ndihmonte.

Por,  mbi versionin e tij u ngritën dyshime, kur u zbulua se para se të hynte në ujë kishte lënë në makinë orën e dorës dhe portofolin, për të cilat gjykatësi i çështjes, David Lovell, ka thënë se tregonin “pritshmërinë tuaj se do të hynit në ujë atë mbrëmje”.

Ai pranoi se ishte përfshirë me gruan e njohur në internet se ishte “i mërzitur”.

Policia kishte kontrolluar shtëpinë e tij dhe kishte gjetur një valixhe të mbushur me prezervativë, viagra, lodra seksi dhe të brendshme grash.

“Kjo ishte një vrasje e ftohtë, e planifikuar, e një personi që kishte nevojë për mbështetjen tuaj”, kishte thënë gjykatësi para se ta dënonte me 25 vjet burg./Gazeta Sinjali/