image Burrë e grua rrihen mes vete në Gjilan, kjo e fundit ia rrah edhe nënën

Siguri

Burrë e grua rrihen mes vete në Gjilan, kjo e fundit ia rrah edhe nënën

news image

Në mbrëmjen e djeshme në Gjilan ka ndodhur një përleshje mes një burri dhe një gruaje, ku sipas policisë ata kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.

Gruaja është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që e njëjta dyshohet se më pas ka rrahur edhe vjehrrën e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e sulmit gruaja vjehrrës i ka shkaktuar lëndime trupore dhe më pas e njëjta ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë./GazetaSinjali/