image Burgu i 5 milionë eurove me rrugë të paasfaltuar

Kosovë

Gjilan/ Burgu i 5 milionë eurove me rrugë të paasfaltuar

news image

5 milionë euro u investuan për ndërtimin e Qendrës së Paraburgimit në Pasjak të Gjilanit, por asnjë cent nuk është shpenzuar për ta asfaltuar rrugën që të çon në objektin e kësaj qendre paraburgimi.

Ndonëse objekti i kësaj qendre paraburgimi ishte ndërtuar me standarde të larta ndërkombëtare, rruga që të çon aty është në gjendje të tmerrshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Fotografitë e mëposhtme të dërguara nga një sinjalizues, dëshmojnë gjendjen e keqe të kësaj rruge.

Qeveria e Kosovës, ndihmuar nga Komisioni Evropian, kishte investuar 5 milionë euro për ta ndërtuar këtë qendër paraburgimi me 300 qeli.

Kjo qendër e paraburgimit ishte përuruar në shkurt të vitit 2016. /Gazeta Sinjali/