Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi ka thënë se janë të përgaditur për ballafaqimin me virusin korona.
Thaçi ka deklaruar se janë duke punuar në prodhimin e maskave, e se me to synojnë që t’i ndihmojnë edhe policisë së Kosovës.
“Në konsultim me doktorët ne vendosëm që të bëjmë prodhimin e maskave nga vetë të burgosurat, na nesër do të fillojmë në burgun e Mitrovicës. Qëllimi ynë është që t’ju ndihmojmë edhe institucioneve të tjera. Ky projekt ka filluar të enjten, të premten ka filluar prodhimi, sot disa prej tyre i kemi shpërnda në grupin e Gjilanit. Do të fokusohemi edhe te policia sado pak që kemi mundësi”, thotë ai, teksa shton se kanë një situatë të qetë momentalisht”, ka thënë Thaçi në një emsion në T7.
Thaçi ka thënë se stafi i cili punon aty ka për detyrë t’i marrë masat parandaluese rreth përhapjes së vriusit.
“Situatën e kemi mjaft të qetë, po ju ofrojmë të gjitha mundësitë, si telefonatat dhe lidhjet në skype. Ne jemi të gatshëm dhe të përgatitur për një situatë të tillë, mendoj që ende s’kemi arritur te kjo situatë që dikush të lirohet nga burgu apo paraburgimi. Personat më të sigurtë janë ata që po e vuajnë dënimin në burgun e Kosovës. Secili i burgosur që del, të gjithë kur të kthehet kthehen në karantinë, i gjithë stafi jonë që vjen në punë ka për detyrë të merr të gjitha masat parandaluese rreth përhapjes së virusit. Nuk ekziston as mundësia më e vogël që të futet burgu”, shton ai.
Por, ai ka bërë të ditur se në Burgun e Dubravës, momentalisht janë dy persona të prekur nga zgjeba.
“Zgjeba, apo zhuga në gjuhën popullore me kohë pas kohe kemi ksi probleme, të premten janë identifikuar dy persona, janë izoluar dy nga ta, janë marrë të gjitha masat është dhënë rekomandim i mjekut për barnat dhe pajisjet dhe mundësia për zgjerimin e zgjebes në Burgun e Dubravës nuk mund të ndodhë. Është një infeksion që vërehet lehtë, dhe janë marrë të gjitha masat që nuk mund të përhapet. Ka të tillë që vijnë vërtetë të papastër, janë të pakujdesshëm për mirëmbajtjen e pastërtisë, po asnjë moment nuk mund të dëshmojmë se është papastërti”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/