image Bunjaku: Gabuam kur e përjashtuam Vjosën dhe e rrëzuam Qeverinë Kurti

Politikë

Bunjaku: Gabuam kur e përjashtuam Vjosën dhe e rrëzuam Qeverinë Kurti

news image

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, ka deklaruar se kjo parti ka bërë gabim kur e ka përjashtuar Vjosa Osmanin dhe ka rrëzuar Qeverinë Kurtin, shkruan Gazeta Sinjali.

Bunjaku është shprehur se ajo nuk e ka votuar përjashtimin e Osmanit, ndërsa ka thënë se është dashur që mos ta rrëzojnë Qeverinë Kurti, që qytetarët ta shohin se si po udhëheq e si po dështon ai në procese të mëdha.

“Gabimi ynë ka qenë përjashtimi i zonjës Osmani. Unë kam votuar kundër përjashtimit të saj. Gabimi tjetër ka qenë rrëzimi i Qeverisë Kurti, që të binden qytetarët se si do të udhëheq ai. Ai ka pasur shumë procese të mëdha para vetes dhe do të dështonte”, ka thënë ajo në T7.

Përndryshe, Bunjaku nuk e ka pritur mirë moszgjidhjen e Lutfi Hazirit si kryetar të LDK’së. Megjithatë ka premtuar mbështetje për kryetarin e ri./Gazeta Sinjali/