image Bunjaku e LDK-së thotë se Quni përdori taktikë që të fitonte Abdixhiku

Politikë

Bunjaku e LDK-së thotë se Quni përdori taktikë që të fitonte Abdixhiku

news image

Dje, delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës zgjodhën me 190 vota Lumir Abdixhikun kryetar të ri të kësaj partie, pas dorëheqjes së Isa Mustafës, shkruan Gazeta Sinjali.

Në garë për të parin e LDK-së ishin nënkryetari i këtij subjekti politik, Lutfi Haziri dhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa.

Kandidati i katër, Anton Quni, u tërhoq nga gara dje pak para fillimit të Kuvendit Zgjedhor.

Ky veprim i Qunit po shihet si taktikë nga anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Valentina Bunjaku – Rexhepi, e cila e favorizonte Hazirin për kryetar.

Sipas saj, Quni është tërhequr që të fitojë Abdixhiku, pasi që delegatët e tij e kanë votuar këtë të fundit.

Edhe unë nuk e kam pritur atë diferencë kaq të madhe. Kjo ishte taktikë e zotit Quni dhe besoj që delegatët e tij kanë votuar për Lumirin. Arsyet për tërheqje zoti Quni i ka thënë në media, e ka menduar që duhet të tërhiqet dhe është tërhequr. Unë mendoj që delegatët nuk kanë pasur asnjë trysni në votim”, ka thënë ajo në T7.

Bunjaku – Rexhepi ka thënë se duke marrë parasysh përvojën e Hazirit, ai e ka merituar që të jetë në krye të LDK-së.

Megjithatë, ajo ka thënë se e pranojnë rezultatin e djeshëm dhe se Kuvendi Zgjedhor i mbajtur dje ka qenë i rregullt dhe transparent./Gazeta Sinjali/