image Bundesliga me 6 takime interesante në program, Dortmund fillon aventurën ndaj Frankfurtit

Futboll

Bundesliga me 6 takime interesante në program, Dortmund fillon aventurën ndaj Frankfurtit

news image

Barazimi i Borussia Monchengladbachit me Bayern Munich e hapi zyrtarisht sezonin e ri në Bundesligë, raporton Sinjali Sport.

Kampioni në fuqi, Bayern Munich nuk arrit më shumë se një pikë si mysafirë të Monchengladbachut.

Ky ballafaqim u luajt dje, ndërsa sot (e shtunë) zhvillohen gjashtë ndeshje.

Sfida më interesante pritet të jetë mes Borussia Dortmund, që luan ndaj Eintracht Frankfurt.

Edicioni i ri ambiciet e reja, për skuadra e Dortmundit, duke e ditur se kanë afër vetës një nga sulmuesit më të mirë në treg, ata duhet të luftojnë për titull nëse dëshirojnë ta mbajnë më gjatë Erling Haaland.

Ndeshjet dhe orari i takimeve tjera të ditës së sotme është ky:

Arminia Bielefeld – Freiburg 15:30

Augsburg – Hoffenheim 15:30

Stuttgart – Greuther Furth 15:30

Union Berlin – Bayer Leverkusen 15:30

Wolfsburg – Bochum 15:30

Borussia Dortmund – Eintracht Frankfurt 18:30. /GazetaSinjaliSporti/