Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, pasi që votoi në një nga qendrat e votimit në këtë komunë u shpreh se votoi për të ardhmen e Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai tha se sot janë të barabartë të gjithë dhe se duhet ta shfrytëzojnë ditën të votojnë sepse vota është e barabartë.
“Bashkë me bashkëshorten e kryejta obligimin qytetar. E dhashë votën për të ardhmen e komunës tonë. Ftoj qytetarët të votojnë për të ardhmen e tyre. Sot janë të barabartë të gjithë, ta shfrytëzojnë ditën të votojnë sepse vota është e barabartë.
Ftoj të gjithë ta bëjnë punën me korrektësi dhe që procesi të shkoj mirë. Shpresoj që të fitoj më i miri, sa më shumë të dalin qytetarë në votim aq më shumë legjitimitet ka“, u shpreh Bulliqi.