image Bulliqi - Veliut: Që të matesh me mua, duhet ta fitosh garën në LDK

Politikë

Bulliqi – Veliut: Që të matesh me mua, duhet ta fitosh garën në LDK

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, mbrëmë ka thënë se nëse do të ishte në garë me kryetarin e tanishëm të Podujevës, Shpejtim Bulliqin, do ta kishte mposhtur.

Këto komente, Veliu i bëri gjatë qëndrimit të tij në Gjermani ku ka zhvilluar takime me CDU-në gjermane, ku nga atje po pretendon se është edhe kryetar i degës së LDK-së në Podujevë, ndonëse një gjë të tillë zyrtarisht ia ka mohuar vetë Lumir Abdixhiku.

“Unë Shpejtim Bulliqin sa herë të dalë në garë me të, jam i bindur se e mundi”, ka thënë Veliu.

Ndërsa, pas këtyre deklaratave ka reaguar kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili i tha Veliut se së pari ai duhet të fitojë brenda LDK-së, e pastaj të matet me të.

“Po mirë, ai mundet me besu se më mund, unë s’kam asgjë kundër do t’ia jepja shansin patjetër të garonte kundër meje me pa a më mund apo jo, por, më vjen keq që Veliu së pari duhet të fitojë brenda LDK-së në Podujevë e pastaj të matet me mua”, është shprehur Bulliqi për “Presheva Jonë”./GazetaSinjali/