Deputeti i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi, në seancën që po mbahet në Kuvend ka kërkuar që të mbahen zgjedhjet në Podujevë.
“Bllokimi i mbajtjes së zgjedhjeve në Podujevë nuk po bëhet për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Presidenti po bllokon ato që në njëfarë mënyrë t’i bëj favor LDK-së”, ka thënë Bulliqi.
Bulliqi është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës ka komentuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, duke thënë se ky është një sinjal i keq për vendin.
Sipas tij këto zgjedhje nuk do të mund të shmangin fituesin sado që të shtyhen. /GazetaSinjali/