image Bulliqi: Të gjithë e dinë se LDK është argate servile e Hashim Thaçit

Politikë

Bulliqi: Të gjithë e dinë se LDK është argate servile e Hashim Thaçit

news image

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se kanë qenë dhe janë argat servilë të presidentit Hashim Thaçi.

Sipas tij, Qeveria e sapozgjedhur në krye me Avdullah Hotin është qeveri e Thaçit dhe vartësve të tij për të vazhduar zhvatjen e mëtejme të shtetit, transmeton Gazeta Sinjali.

“Tashmë të gjithë e dinë që ky, dhe kllapa e tij që e kanë uzurpuar LDK-në kanë qenë dhe janë argat servilë të Hashim Thaçit, si dhe qeverinë që vodhi mandat ua krijoj Hashim Thaçi përmes servilëve të tij, duke u siguruar votat Avdullahut dhe klanit, dallimi i vetëm është se kësaj radhe ju kanë rënë maskat. Kjo është qeveri e Hashim Thaçit dhe vartësve të tij për të vazhduar zhvatjen e mëtejmë të shtetit”, ka shkruar Bulliqi në faqen zyrtare në Facebook.

Kujtojmë se Avdullah Hoti është zgjedhur kryeministër i Kosovës më 3 qershor me votat e 61 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

LDK ka arritur të bëjë koalicion me AAK-në, Nismën Socialdemokrate, Listën Serbe dhe disa deputetë të pakicave të tjera./Gazeta Sinjali/