Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komune që t’i shmangin daljet e panevojshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi, Bulliqi ka apeluar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes për shkak të reshjeve të parreshtura të borës.
“Reshjet e parreshtura të borës dy ditët e fundit po e vështiresojnë qarkullimin e veturave në komunikacion. Të gjitha ekipet e Komunës janë në terren për pastrimin e rrugëve dhe po punojnë pa u ndalur për zhbllokim të rrugëve dhe qarkullim normal në trafik. Meqenëse reshjet janë të vazhdueshme ju bëj apel të keni kujdes të shtuar dhe të shmangni daljet e panevojshme”, shkroi Bulliqi në Facebook./Gazeta Sinjali/