image Bulliqi: Jam i interesuar që 50% e shkollave në Podujevë të udhëhiqen nga gratë

Arsim

Bulliqi: Jam i interesuar që 50% e shkollave në Podujevë të udhëhiqen nga gratë

news image

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se është i interesuar që gjysma e shkollave në komunën që do të udhëhiqet nga ai të drejtohen nga gratë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Valla jam shumë i interesuar që një 50% me nxjerrë gra. Nëse do të jetë interesimi i tyre për të konkurruar, unë jam shumë i interesuar për t’ju krijuar hapësirë më shumë grave sesa meshkujve, sepse praktika fatkeqësisht e ka tregu, ose fatmirësisht që këto janë shumë veprime dhe punë që i bëjnë”, tha Bulliqi.

I pari i Podujevës u ka bërë thirrje publike mësimdhënësve të kësaj komune që të aplikojnë për këto pozita dhe ka premtuar se do të bëj maksimumin që ato që plotësojnë kriteret të marrin “timonin” e shkollave.

“Unë qysh sot, po u bëj ftesë publike sinqerisht, të gjithë ato gra që mendojnë që i plotësojnë kushtet dhe kriteret në barabarësi, të konkurrojnë dhe unë zotohem se do ta bëj maksimumin si kryetar i Komunës që me ju jap mundësinë që ato të marrin në menaxhim shkollat”, ka thënë ai në emisionin Jeta në Kosovë./Gazeta Sinjali/