Kryetari aktual i Komunës së Podujevës nga Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka ironizuar me vendimin e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, që ta shkarkojë paraardhësin e tij, Agim Veliun, nga kryetari i degës në këtë qytet, raporton Gazeta Sinjali.
Bulliqi ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për këtë gjë, por thotë se jeta është e tillë dhe ndodhin këto telashe.
“A e kanë shkarku a? S’kokna marrë me atë farë problemi. Kanihere ndodhin këto telashe, jeta është e tillë”, është shprehur Bulliqi.
Madje, ai ka vazhduar ironinë e tij, duke marrë shembullin e Vjosa Osmanit, e cila pasi që u shkarkua nga të gjitha pozitat në LDK, arriti të bëhet presidente e vendit.
“Ai e ka shkarkuar dikë më herët, tash atë e shkarkon dikush. Edhe Vjosa është shkarkuar, po tash u bë presidente e vendit”, ka thënë Bulliqi në T7./Gazeta Sinjali/