image Bulliqi e zyrtari politik i kabinetit të tij marrin pjesë në takimin e Listës Guxo në Podujevë

Politikë

Bulliqi e zyrtari politik i kabinetit të tij marrin pjesë në takimin e Listës Guxo në Podujevë

news image

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo vazhdojnë të kenë bashkëpunim në rrafshin politik, dhe jo vetëm në atë qëndror.

Kjo pasi, Gazeta Nacionale ka marrë vesh se zyrtari politik i kabinetit të Shpejtim Bulliqit, Arbër Sfishta, ka qenë i pranishëm në takimet e Listës Guxo në Podujevë.

Lidhur me këtë, gazeta kontaktoi me aktivistin dhe anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sfishta në një prononcim për Nacionalen ka thënë se ka marrë pjesë si fotograf .

Madje, ai konfirmoi edhe praninë e Bulliqit në takim të Listës Guxo.

“Siç p’e potencon edhe ti që jam pjesë e kabinetit të kryetarit Shpejtimi Bulliqi, kam qenë së bashku me të si mysafir dhe fotograf njëkohësisht! Faleminderit e respekt!”, tha shkurtimisht Sfishta për Nacionalen.

/GazetaSinjali/