image Buleshkaj: Ka plot raste kur zyrtarët kanë harruar të deklarojnë prona qindra e mijëra euroshe

Drejtësi

Buleshkaj: Ka plot raste kur zyrtarët kanë harruar të deklarojnë prona qindra e mijëra euroshe

news image

Sot përfundon afati i deklarimit të pasurisë të mbi 4 mijë zyrtarëve publikë.

Drejtori i Agjencisë Anti-Korrupsion Yll Buleshkaj, tha se ka plot raste që zyrtarët kanë harruar të deklarojnë prona qindra e mijëra euroshe.

Ai theksoi se nuk dihet nëse këto mosraportime kanë ndodhur qëllimshëm apo janë ndonjë lëshim.

Qëllimshëm ne nuk mund ta dimë shumë saktë por ne e dimë që ka plot raste që kanë harruar të deklarojnë shtëpi të tëra, kanë harruar dhjetëra mijëra euro të hyra apo mijëra euro të hyra, varet nga ajo se çka është për mua e qëllimshme”.

“Është shumë vështirë të vërtetohet se është e paqëllimshme mosraportimi i një shtëpie apo e një prone qindra e mijëra euroshe. Por, edhe nëse ne besojmë që kjo është e qëllimshme është sistemi i drejtësisë ai që i jep vulën këtij procesi”.

Ai ka bërë të ditur se kanë dërguar lëndë në prokurori për ministrat që kanë bërë deklarim të rrejshëm të pasurisë.

Kemi plot raste. Edhe jo vetëm politikanë. Kemi nga niveli i ministrit, niveli i këshilltarëve të ministrave. Kemi edhe nga niveli i drejtorëve apo kryeshefave të institucioneve të pavarura, kemi nga niveli i drejtorëve të policisë. Kemi edhe prokurorë”, tha ai në KlanKosova.

“Domethënë këta kanë bërë deklarime jo të sakta dhe tani me ta po merret prokuroria”.

/GazetaSinjali/