Zozibini Tunzi është shpallur fituesja e “Miss Universe 2019”. Tunzi është nga Afrika e Jugut dhe ka mahnitur jurinë me bukurinë dhe buzëqeshjen e saj.
Fituesja e vitit të kaluar, Catriona Gray nga Filipinet ishte prezente në këtë event, e cila ia kaloi kurorën bukuroshes nga Afrika, transmeton Gazeta Sinjali.
Zozibini gjatë fjalimit të saj në këtë event, tha se gjëja më e rëndësishme që duhet të mësojnë vajzat e reja është lidershipi.
“Mendoj se gjëja më e rëndësishme për vajzat e reja është lidershipi…Mendoj që ne jemi qenia më e fuqishme në botë dhe se duhet të na jepet mundësia të e dëshmojmë. Kjo është ajo që duhet t’ua mësojmë vajzave të reja. Asgjë nuk është me më rëndësi se të marrim hapësirë në shoqëri“, citohet të ketë thënë ajo.
Në “Miss Universe 2019” garoi edhe Shqipëria, e cila u prezantua nga bukuroshja Cindy Marina. Ajo u rendit në mesin e 20 femrave më të bukura./Gazeta Sinjali/