image Bujar Osmani uron Pavarësinë e Kosovës: Na pret një e ardhme e përbashkët euroatlantike

Politikë

Bujar Osmani uron Pavarësinë e Kosovës: Na pret një e ardhme e përbashkët euroatlantike

news image

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani u ka uruar festën e Pavarësisë qytetarëve kosovarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka publikuar një video-mesazh ku tha se do të vazhdojë të punojë bashkë me udhëheqësit e Kosovës për të plotësuar interesat strategjike euroatlantike të të dyja vendeve.

“Nga zemra dua t’ua uroj Ditën e Pavarësisë së Republikës Kosovës, datë e rëndësishme jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por për tërë rajonin. Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera, miqësi të sinqertë dhe afatgjatë të bazuar në lidhjet e thella mes qytetarëve të dy vendeve.

Si prijës të politikës, obligimi ynë është ta kultivojmë edhe më tutje bashkëpunimin e ndërsjellë, për çka jam më se i sigurt se do të vazhdojë me tempon e njëjtë edhe në të ardhmen. Si dy fqinjë të afërt, ne na pret një e ardhme e përbashkët duke plotësuar interesat strategjike euroatlantike të dyja vendeve, përmes së cilave do të forcojmë stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë për të dy vendet dhe rajonin në përgjithësi”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/