image Bujar Demaj që u arrestua në Belgjikë ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës në vitin 2020 - Sinjali

Bujar Demaj që u arrestua në Belgjikë ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës në vitin 2020

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar në Belgjikë i dyshuari për vrasjen e vëllezërve Puka, para 10 vjetësh, në Junik. Bujar Demaj është ekstraduar dje në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Demaj ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës më 10 janar të vitit 2020, ndërkaq ndaj tij kishte edhe një fletarrest ndërkombëtar të shpallur nga 30 prilli i vitit 2014.

Demaj, 46 vjeçar, është nga fshati Pepaj i Tropojës dhe akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin