image Bugajski i replikon Borellit rreth takimit të nesërm: Do të vazhdoni të silleni deri kur Serbia ta njohë Kosovën
[wp-story id="814678"]

Politikë

Bugajski i replikon Borellit rreth takimit të nesërm: Do të vazhdoni të silleni deri kur Serbia ta njohë Kosovën

news image

Janusz Bugajski, bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin Jamestoën në Uashington, D.C, i ka reaguar të dielën përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, i cili tha se “nuk duhet vazhdimisht të i menaxhojnë krizat”, por ka kërkuar normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Mirëpo Bugajski ia ka brë të qartë Borrellit se kjo çështje nuk zgjidhet përderisa vazhdon problemi i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia.

Po ashtu përmendet edhe rreziku që Serbisë i kanoset nga Kremlini nëse vazhdon të mos zgjidhet problemi i çështjes së Kosovës.

“Ju do të vazhdoni të rrotulloheni në qarqe nëse nuk e zgjidhni problemin themelor – mosnjohjen e Kosovës nga Serbia si shtet i pavarur. Beogradi është gjithashtu një portë për ndikimin shkatërrues të Kremlinit. Mosnjohja dhe depërtimi i Moskës siguron paqëndrueshmëri rajonale”, ka shkruar ai në Twitter.

Për të hënën, Josep Borell ka ftuar në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Borrell takimin e ka cilësuar urgjent dhe vjen në prag të hyrjes në fuqi të fazës së dytë të vendimit të shkallëzuar të Qeverisë për targat e që është gjobitja.

Lista Serbe ka paralajmëruar se “gjoba e parë ndaj serbëve për targat do të pasojë me rezistencë”.

Për këtë SHBA-të dhe Bashkimi Evropian kanë parë potencial për përshkallëzim të situatës – forcat e KFOR’it dhe EULEX’it në Veri janë shtuar.

Kjo ka bërë që perëndimi të kërkojë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave

/GazetaSinjali/