Për situatën në veri ka reaguar Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, duke thënë se janë tejet të shqetësuar, sidomos për gjendjen e policëve të bllokuar që nga e shtuna, në vendkalimin kufitar Jarinjë, për të cilët thonë se po veprojnë dhe kryejnë detyrat në kushte tejet të vështira, pa ushqimet dhe mjetet e duhura higjienike.
Kjo sindikatë kërkon nga Qeveria, KFOR-i dhe EULEX-i që t’u dalin në krahë policëve.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret që veprimi i duhur i Qeverisë në bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in dhe EULEX-in t’i zhbllokojë rrugët që policët tanë, po edhe qytetarët, të mund të lëvizin lirshëm.