image BSPK-ja kërkon nga institucionet tu dalin në krahë policëve të bllokuar në Jarinje

Sociale

BSPK-ja kërkon nga institucionet tu dalin në krahë policëve të bllokuar në Jarinje

news image

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, janë tejet të shqetësuar për situatën në veri të vendit e sidomos për gjendjen e policëve të bllokuar që nga e shtuna, 10 dhjetor 2022, në vendkalimin kufitar Jarinje.

Sipas komunikatës së BSPK-së policët të cilët janë duke vepruar e kryer detyrat në kushte tejet të vështira, pa ushqimet e duhura dhe pa mjetet e duhura higjeno-teknike, kërkon nga Qeveria, KFOR-i dhe EULEX-i që t’u dalë krah.

“Veprimet ekstremisht të papranueshme të grupeve kundër qytetare e antidemokratike të prishësve të rendit dhe të qetësisë e penguesëve të punës së policisë duhen ndaluar sa më parë dhe për këtë shpresojmë që Qeveria në bashkëpunim dhe në koordinim të plotë me KFOR-in dhe EULEX-in do t’ia dalë ta kthejë rendin dhe ta sjellë qetësinë, e policëve të bllokuar t’ua mundësojë kryerjen e detyrës”, thuhet në reagimin e BSPK-së.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret që veprimi i duhur i Qeverisë në bashkëpunim dhe në koordinim të plotë me KFOR-in dhe EULEX-in do të zhbllokojë rrugët që policët tanë po edhe qytetarët tanë të mund të lëvizin lirshëm.

/GazetaSinjali/