image BSPK: Greva po zhvillohet pa probleme, qeveria duhet të reflektojë karshi kërkesave sindikale

Kosovë

BSPK: Greva po zhvillohet pa probleme, qeveria duhet të reflektojë karshi kërkesave sindikale

news image

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar se greva e filluar javën e kaluar po vazhdon pa probleme dhe sipas ligjit.

BSPK-ja me anë të një njoftimi shpreh shqetësimin se qeveria nuk po reflekton karshi kërkesave sindikale.

Sipas tyre ekzekutivi duhet të merret më seriozisht me hallet e të punësuarve të saj.

“Sot, e hënë, më 29 gusht 2022, duam të informojmë opinionin se greva e përgjithshme në nivel vendi është duke u zhvilluar mirë dhe pa probleme e plotësisht sipas rregullave dhe normave ligjore. Por, ajo që e shqetëson BSPK-në është mosreflektimi i Partnerit tonë Social – Qeverisë përkitazi me kërkesat e arsyeshme sindikale”.

“Partneri ynë Social – Qeveria duhet që të punësuarve të saj t’ua dëgjojë hallet dhe të merret seriozisht me shqetësimet e tyre. Partneri ynë Social – Qeveria duhet t’i jepet arsyes dhe të na thërrasë në tavolinën e bisedimeve e kjo do duhej të bëhet sa më parë për të mirën e të gjithëve. BSPK është në pritje të hapjes së dialogut të mirëfilltë social midis Partnerëve Socialë ashtu si e do rregulli dhe si e thotë ligji”.

/GazetaSinjali/