image Bruto Produkti Vendor shënon rritje për 2.7 për qind

Financa

Bruto Produkti Vendor shënon rritje për 2.7 për qind

news image

Të dhënat e Bruto Produktit Vendor për tremujorin e tretë të vitit 2022, sipas Agjencia e Statistikave të Kosovës  kanë shënuar rritje reale për 2.07%, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas ASK-së aktivitetet ekonomike që kishin rritje në këtë tremujor ishin ato financiare dhe të sigurimit  me 12.67%, aktivitetet shkencore, profesionale dhe teknike, ato të shërbimeve administrative dhe mbështetëse 8.61%. Informacioni dhe komunikimi 8.28%, artet, argëtimi dhe çlodhja, aktivitetet e prodhimit të mallrave të familjeve për përdorim të vet dhe shërbime të tjera 7.49%. Tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, transporti dhe magazinimi, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor 4.31%. Industria nxjerrëse dhe përpunuese, energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër, furnizimi me ujë, aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave dhe rehabilitimi 2.24%. Bujqësia, pyjet dhe peshkimi 2.18% dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme 1.38%.

Agjencia e Statistikave njofton se aktivitetet ekonomike që shënuan rënie në këtë tremujor ishin  ndërtimtaria -7.78%, administrata publike, sigurimi social, arsimi dhe shëndetësia -0.48%.

“Komponentët e BPV-së sipas metodës së shpenzimeve që kishin rritje ishin: Eksporti i mallrave dhe shërbimeve 6.30%, importi i mallrave dhe shërbimeve 3.87%  dhe shpenzimet e konsumit final 2.64%”, njofton ASK.

Sipas raporti, rënie kishte formimi i bruto kapitalit -2.33%.

/GazetaSinjali/