image Broja nuk është as rezervë, mungon ndaj kombëtares ku është lindur

Futboll

Broja nuk është as rezervë, mungon ndaj kombëtares ku është lindur

news image

Armando Broja do të jetë mungesa e madhe e Shqipërisë për sfidën kundër Anglisë, mbrëmjen e sotme në “Wembley”.

Sulmuesi shqiptar do të jetë në tribuna për ndeshjen më të rëndësishme të kuqezinjve në këto eliminatore.

Talenti i kuqezinjve, Broja nuk ka arritur të bindë 100% trajnerin Edi Reja, pas bashkimit të tij me kombëtaren në Londër dhe në sfidën kundër Anglisë nuk do jetë as në stolin e rezervave, tekniku i përfaqësueses tonë e ka dërguar atë në tribunë.

Shqipërinë vetëm fitorja e mban në lojë për kualifikim në Kampionatin Botëror. /Gazeta Sinjali Sporti/