Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se nga 1 shtatori “Kosova fillon një periudhë të paqëndrueshme”, kjo sipas saj për shkak të mosarritjes së marrëveshjes për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Gishtin e drejton kah kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Albin Kurti nuk dëshiron paqe dhe nuk është i gatshëm për kompromis”, ka thënë kryeministrja serbe për Radio Televizonin e Serbisë, të dielën.
Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për dokumente më 27 gusht, por ende s’ka marrëveshje për targa.