image “Britma dëshpërimi për ndihmë”, 21 refugjatë digjen për së gjalli në Gaza

Botë

“Britma dëshpërimi për ndihmë”, 21 refugjatë digjen për së gjalli në Gaza

news image

21 persona humbën jetën sot, si pasojë e një zjarri të madh që shpërtheu në pallatin e refugjatëve Jambaliya në Rripin e Gazës.

Në videot e shpërndara në internet, duken flakët e mëdha të zjarrit që kanë pushtuar pallatin.

Sakaq dëshmitarët okularë raportojnë se dëgjuan britmat nga njerëzit e bllokuar në pallat që thërrisnin për ndihmë.

Kampi i refugjatëve Jabaliya është një nga tetë kampet e refugjatëve në Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë njerëz dhe një nga zonat më të populluara në botë. /Abcnews.al/

/GazetaSinjali/