image Britaniku pritet të bëhet njeriu i parë që do t’i vendoset sy artificial me printer 3D

Botë

Britaniku pritet të bëhet njeriu i parë që do t’i vendoset sy artificial me printer 3D

news image

Një burrë nga Britania e Madhe, do të bëhet personi i parë në botë që do të ketë sy artificial të prodhuar si një sy protezë 3D.

Steve Varze-s nga Hackney do t’i vendoset syri në spitalin “Moorfields Eye Hospital” në Londër, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se ka pasur nevojë për një protezë qysh në moshën 20 vjeçare.

“Kam pasur nevojë për protezë që nga mosha 20-vjeçare dhe kam qenë i vetëdijshëm për këtë. Kur dal nga shtëpia, shpesh shikohem për së dyti në pasqyrë dhe nuk më ka pëlqyer ajo që kam parë. Ky sy i ri duket fantastik dhe, duke u bazuar në teknologjinë e printimit 3D, vetëm sa do të jetë mirë e më mirë”, tha Hackney.

Profesori Mandeep Sagoo, oftalmolog konsultues në spitalin “Moorfields Eye Hospital” tha se stafi ishte i mahnitur rreth potencialit për një sy protezë plotësisht digjital.

/GazetaSinjali/