image Britanikët zgjedhin sot kryeministrin e ri

Botë

Zgjedhje/ Britanikët zgjedhin sot kryeministrin e ri

news image

Sot në Britani po mbahen zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat kandidojnë dy partitë kryesore.  

Britanikët po votojnë për herë të tretë në këto katër vitet e fundit.

Sipas sondazheve të fundit, gara është shumë e ngushtë dhe fitorja nuk është më e sigurt për Johsonin përballë laburistit Jeremy Corbyn.

Tema kryesore e fushatës ka qenë Brexit-i. Konservatorët kanë premtuar largim të menjëhershëm nga BE-ja, kurse laburistët më shumë u fokusuan në ekonomi.

Këto zgjedhje po konsiderohen si më të rëndësishmet në historinë e Britanisë./Gazeta Sinjali/