Sot në Britani po mbahen zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat kandidojnë dy partitë kryesore.
Britanikët po votojnë për herë të tretë në këto katër vitet e fundit.
Sipas sondazheve të fundit, gara është shumë e ngushtë dhe fitorja nuk është më e sigurt për Johsonin përballë laburistit Jeremy Corbyn.
Tema kryesore e fushatës ka qenë Brexit-i. Konservatorët kanë premtuar largim të menjëhershëm nga BE-ja, kurse laburistët më shumë u fokusuan në ekonomi.
Këto zgjedhje po konsiderohen si më të rëndësishmet në historinë e Britanisë./Gazeta Sinjali/